Hajdut automjeti arrestohet në Shkup – Makina i kthehet pronarit

Hajdut automjeti arrestohet në Shkup – Makina i kthehet pronarit

Një 40-vjeçar nga fshati Trubarevo është arrestuar nga policia e Shkupit nën dyshimin për vjedhje të një automjeti në zonën e Qendrës. Ngjarja ka ndodhur më 3 korrik 2025, rreth orës 22:25.

Sipas autoriteteve, personi i dyshuar, i identifikuar si R.R., kishte hyrë në një veturë të parkuar dhe të pambyllur tip Volkswagen Golf, duke përdorur çelësin që ndodhej në bravë për ta ndezur dhe larguar me të nga vendi i ngjarjes.

Pas denoncimit nga pronari i automjetit, A.J. (36), njësitë policore reaguan me shpejtësi, duke e ndaluar të dyshuarin dhe duke e gjetur mjetin e vjedhur. Makina pritet t’i kthehet pronarit, ndërsa ndaj të dyshuarit do të ngrihet procedurë penale sipas nenit 242 të Kodit Penal për “konfiskim të një automjeti motorik”.

Shpërndaje lajmin: