Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:40 në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup, ku janë përfshirë një kamion tip Mercedes me targa të Shkupit dhe një moped.
Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB), kamioni drejtohej nga një 29-vjeçar me inicialet E.P. nga Kosova, ndërsa mopedi drejtohej nga 32-vjeçari F.A. nga Shkupi.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të SPB Shkup, të cilat kanë kryer hetimet paraprake. Shoferi i kamionit, E.P., është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor, ku po vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.
MPB bën të ditur se pas përfundimit të plotë të hetimeve, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.