Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Borizanë, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Borizanë, një viktimë dhe tre të plagosur

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së mërkurës pranë fshatit Borizanë, ku dy automjete tip “Mercedes-Benz” u përplasën me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta.

Përplasja ballore ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për jetët njerëzore. Si pasojë e aksidentit, një grua humbi jetën në vend, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën dhe u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Në njërin prej automjeteve ndodhej Malvina Kani, ndërsa në mjetin tjetër udhëtonin Idriz Saja, së bashku me pasagjeret Lindita dhe Bedrie Saja. Fatkeqësisht, Bedrie Saja nuk i mbijetoi përplasjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje lajmin: