Një aksident rrugor është raportuar më 27 qershor 2025 në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore pas daljes nga rruga.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 11:00, motoçikleta me targa të Gostivarit, e drejtuar nga S.M. (52) nga fshati Dobërdoll, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një ekip hetimor nga Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar, i cili ka kryer inspektimin dhe po punon për dokumentimin e plotë të rastit.