Aksident në rrugën Ferizaj–Kaçanik, dy të lënduar

Aksident në rrugën Ferizaj–Kaçanik, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur pasditen e së enjtes, më 3 korrik 2025, në rrugën rajonale Ferizaj–Kaçanik.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se në aksident u përfshinë pesë automjete – katër me targa të Kosovës dhe një me targa të Maqedonisë së Veriut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, të cilat ofruan ndihmën e parë për të lënduarit. Njësia e trafikut rrugor po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje lajmin: