Një aksident i rëndë mes dy autobusëve ndodhi në zonën e Vulës në Athinë, ku 54 persona u lënduan, përfshirë 17 fëmijë.
Sipas raportimeve nga Euronews.al, tre të rritur janë në gjendje të rëndë shëndetësore, përfshirë një të moshuar që ka pësuar dëmtime serioze nga përplasja.
Autoritetet greke konfirmuan se në vendngjarje ndërhynë tetë autoambulanca, dy motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe tri njësi lëvizëse të emergjencës për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit drejt spitaleve më të afërta.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë në vijim.