Rrokulliset autobus i linjës Flixbus në Gjermani, 20 të plagosur

Rrokulliset autobus i linjës Flixbus në Gjermani, 20 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A19 në Gjermaninë Veriore, ku një autobus i kompanisë Flixbus u rrokullis të mërkurën, duke lënë të plagosur të paktën 20 persona.

Sipas raportimeve, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike dhe mbeti i bllokuar në autobus për afër dy orë. Në momentin e aksidentit, autobusi po udhëtonte nga Kopenhaga drejt Vjenës, me gjithsej 55 pasagjerë në bord.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit Robel në drejtim të Berlinit, kur autobusi fillimisht doli nga rruga dhe më pas u përmbys. Shkaqet e aksidentit nuk janë konfirmuar ende dhe autoritetet gjermane po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe një helikopter shpëtimi.

Shpërndaje lajmin: